Mediu: Opozita urgjentisht të dalë me një produkt për Reformën Zgjedhore

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se opozita duhet urgjentisht të dalë me një produkt për reformën zgjedhore. Ai thekson se para se ta bëjë këtë gjë, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për të prezantuar draftin e saj. ”Ajo që më intereson më shumë është produkti. Është një tallje me procesin e reformës zgjedhore. Nuk e sjell parlamentin në binarë kushtetues përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, krijon një raport më të madh të kontrollit politik nga ana e kryetarëve të partive dhe nuk garanton asgjë për luftën ndaj shitblerjes së votës dhe financimit të partive. Është detyrë e opozitës, në radhë të parë, që të kuptojë që ky proces duhet të kuptojë që ky proces duhet të mbarojë. Ne duhet ta bëjmë të mundshëm sa më parë. Nuk është e rëndësishmja ulja në tryezë por të kuptosh se çfarë do”,-tha në ”A2Cnn”.