Mediat sociale për karakterin e Enver Hoxhës, Fatos Nanos dhe Edi Ramës

Ja si i përshkruan populli në mediat online karakteret e dikatorit Enver Hoxha, të ish-kryesocialistit Fatos Nano dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Enveri duke udhëtuar me tren.
Enveri: Pse ndaloi treni?
Shoqëruesi: Mbaruan shinat, shoku Enver.
Enveri: Organizo urgjent një aksion me vullnetarë të shtrojnë shina të reja.
……

Fatos Nano duke udhëtuar me tren.
Nano: Pse ndaloi treni?
Shoqëruesi: Mbaruan shinat, shef.
Nano: Hiqi shinat nga mbrapa dhe vendosi para që të vazhdojmë të ecim.
…..

Edi Rama duke udhëtuar me tren.
Rama: Pse ndaloi treni?
Shoqëruesi: Mbaruan shinat, shef.
Rama: Urgjent dilni jashtë tundeni trenin që të duket sikur po lëviz!