“Kush është kjo?”/ Klevis Balliu injoron ish-ministren e PD-së

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftuar në emisionin ”Vizioni i Pasdites”, komentoi edhe disa nga personazhet e botës politike në vend. Teksa në ekran u shfaq Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit në kohën kur Berisha ishte kryeministër, Balliu e injoroi duke u shprehur se nuk e njihte. ”Kush është kjo? Të jem i sinqertë këtë nuk e njoh mirë, nuk kam patur asnjëherë kontakt dhe s’di çfarë të them por është një mbështetëse shumë e fortë e qeverisë sot”.