Këngëtarja surprizon fansat, pjesë e “Fast and Furious 9”

Ditën e djeshme kanë përfunduar xhirimet e serisë së 9-të të filmit “Fast and Furious”. Përmes një video në rrjete sociale aktori i njohur Vin Diesel i ka surprizuar fansat duke i treguar se pjesë e filmit do të jetë edhe këngëtarja dhe reperja e njohur Cardi B.

Ndonëse Cardi B nuk kishte dhënë asnjë informacion më herët se do të ishte pjesë e këtij prodhimi kinematografik, duket se fansat e saj janë më shumë se entuziastë për këtë fakt.

Ky prodhim kinematografik të publikohet në kinematë botërore më 22 maj të vitit 2020. Fansat e sagës së filmave “Fast and Furious” janë shprehur të paduruar për të parë serinë e 9-të tij.