Kadare: Handke kaloi vijën e letërsisë

Ismail Kadare rrëfen se është i lumtur që nderohej me çmimin prestigjioz Pak Kyong-ni për vitin 2019. Çmimi do t’i dorëzohet shkrimtarit më 26 tetor, me një ceremoni të veçantë. Nga Seuli Koresë së Jugut, gjeniu i letrave shqipe tregoi për audiencën në sallë se ”Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të izoluara në Evropë, një vend komunist nën diktaturë”. Handke u bë objekt debatesh për lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, dhe Kadare ishte dakord me mendimin e shumë kritikëve të tjerë. VOA e citon të pohojë se akademia Suedeze nuk duhet t’ia kishte dhënë çmimin Handkes. ”E njoh personalisht Handken dhe kam ngrënë drekë me të disa herë. Mendoj se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e kaloi atë. Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë”.