Jonida Vokshi zbulon projektet e reja: Një rrugëtim në “shtëpinë time të re”

Jonida Vokshi, e cila për disa vite me radhë ka qenë imazhi i Digitalb në gushti e këtij viit njoftoi se s’do të jetë më pjesë e tij.

Moderatorja bukuroshe mori gjithë kohën që i duhej për të organizuar dhe shijuar dasmën dhe jetën e re me bashkëshortin, Besnik Krapi. Por tashmë ajo është gati për t’ju rikthyer punës.

Ditën e sotme Vokshi postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një video përmbledhëse të asaj ku do ta shohim në vazhdim ose spotin e “shtëpisë së re”, siç ajo e quan.

Videoja nis me rënien e alarmit, dhe aty, mbi komodinë dallohet një foto në kornizë e saj dhe Besnik Krapit. Me pak fjalë, këndi i një dhome gjumi. Më tej vijon me Jonidën që zgjohet, e veshur me pizhame dhe shapka.

“Me shumë kënaqësi bëj publike sot për ju se shumë shpejt do të nis një rrugëtim për të cilin kam punuar këto kohë e jam shumë entuziaste. Një rrugëtim në “shtëpinë time të re”. Shumë shpejt me një paketë projektesh shumë të veçanta do mund të takohemi së bashkë në Gjirafa!”- shkruan ajo në përshkrimin e videos. Ende nuk dihet se për cfarë projekti bëhet fjalë.