Interi mund Dortmundin, Olayinka i dhuron fitoren Barcelonës (VIDEO)

Interi ka arritur që të ngjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Champions League, teksa ka fituar pastër 2-0 ndaj Borussia-s së Dortmundit. Pas një fillimi të vështirë në minutën e 22-të, De Vrij jep një top fantastik për Lautaro Martinez, i cili kontrollon mjaft mirë topin dhe më pas e dërgon në rrjetë. Dortmundi dominoi në lojë, por nuk arritën që të shfrytëzonin rastet e tyre për shënim.

 

Në fraksionin e dytë, argjentinasi humbi një penallti, që u ndal mjaft mirë nga Burki, por në fundin e kohë së rregullt, Candreva shënoi golin e fitores, që e ngjit Interin në kuotën e 4 pikëve, po aq sa edhe Dortmundi. Barcelona ka arritur që të fitojë me shumë fat 2-1 në transfertën ndaj Slavias së Pragës.

Lionel Messi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 3-të, me një goditje në zonë, ndërkohë që skuadra çeke gjeti forcat për ta barazuar rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me Jan Boril. Ekipi vendas do të gjente sërish rrugën e rrjetës me Peter Olayinka, por ish sulmuesi i Skënderbeut, e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij.

Liverpooli triumfoi me lehtësi 4-1 në transfertën ndaj Genk. Oxlade-Chamberlain shënoi dy gola në minutën e 2-të dhe të 57-të, ndërkohë që Sadio Mane dhe Mohamed Salah fitores së të kuqve që ngjiten në vendin e dytë me 6 pikë. /R.Lika-Koha Jone/