Formacionet zyrtare/ Conte me 11-en e zakonshme, Dortmundi rreshtohet pa “pykë”

Interi do të zbresë në fushë sonte në mbrëmje për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, pasi do të sfidojë vendin e parë, Dortmundin. Trajneri Antonio Conte i ka besuar të njëjtës 11-she, që luan zakonisht edhe në kampionat. Godin është rikthyer në mbrojtje, ndërkohë që Lukaku dhe Martinez do të luajnë në vijën e parë të sulmit.

Verdhezinjtë në krahun tjetër mes mungesave të shumta, do të luajnë me Sancho, Brandt dhe Thorgan Hazard në fazën e sulmit, teksa mbetet të shihet dhe pozicioni i Julian Brandt.

Image