Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Procedohet regjistruesi i Aluiznit dhe një tjetër

Dy banorë të Elbasanit janë proceduar në gjendje të lirë nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Elbasanit.

Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se 53-vjeçari B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa 46-vjeçari M.T., me detyrë regjistrues pranë Aluiznit ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.