Edukimi financiar në Shqipëri, bëhen publike rezultatet e një vëzhgimi

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare organizoi një takim me gazetarët, ku prezantoi dhe bëri publike rezultatet e një vëzhgimi të realizuar me inisiativën e Kredo Finance në lidhje me industrinë e mikrofinancës dhe me edukimin financiar në Shqipëri. Në këtë takim merrnin pjesë drejtues të institucioneve të mikrofinancës, ekspertë të njohur të fushës së ekonomisë, studiues, përfaqësues të Medias së shkruar dhe asaj elektronike si dhe përfaqësues nga grupet e interesit. Rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania e researchit IDRA, u prezantuan nga Anëtarja e Bordit të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, dhe njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance, znj. Arlinda Muja. Gjithashtu Muja prezantoi dhe disa të dhëna të rëndësishme në lidhje me studimin e kryer mbi industrinë e Institucioneve Financiare Jo-bankare, të cilat kanë pësuar arritje të rëndësishme gjatë tre viteve të fundit.

Sondazhi

Sondazhi është zhvilluar në Shtator të vitit 2019 dhe në të morën pjesë 500 të intervisuar të moshës mbi 18 vjeç. Sondazhi është i përbërë nga tre kapituj kryesorë: Njerëzit dhe të ardhurat e tyre, Kreditë jobankare dhe Edukimi Financiar. Ndër të dhënat e të anketurave theksohet se 50% e të intervistuarëve janë meshkuj dhe 50% femra. 55% e tyre janë banues në zonat rurale dhe rreth 47% e të anketuarëve janë nga qarqet qendrore të vendit, Durrës-Elbasan dhe Tiranë. Marzhi I gabimit në këtë sondazh është 4.3%.

 

Rezultatet

Nga rezultatet e sondazhit bëhet e ditur se 41% e të intervistuarëve kanë si të ardhura kryesore pagat nga institucionet private.  27% e të intervistuarëve pranojnë se mezi mbyllin muajin dhe se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq në rajon. 46% e të intervistuarëve pranojnë se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por për hasin vështitrësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake si frigorifer dhe televizor. 64% e të intervistuarëve pranojnë se nuk janë në gjendje të kursejnë para nga rrogat e tyre, ndërsa në zonat rurale kjo shifër shkon në 71%. Kur pjesëmarrësit në sondazh u pyetën se sa mund të jetojnë me kursimet e tyre nëse do të humbasin vendin e punës, rreth 48% e tyre pranuan se nuk kanë asnjë kursim. Veçanërisht të intervistuarit të cilët jetojnë në zonat rurale, 57% e tyre pranuan se nuk kanë kursime. Vetëm 3% e tyre thanë se mund të përballojnë shpenzimet e jetesës vetëm për një vit, në rast se humbin vendin e punës.

Kreditë Jobankare

Shumica e të intervistuarve (80%, shumica mbi 54 vjeç) pranuan se nuk kanë marrë shërbime financiare gjatë tre viteve të fundit përtë përballuar shpenzimet, ndërkohë 31% të të anketuarve shprehën se ata janë neutral ose shumë pozitiv ndaj industries së mikrofinancave si e tërë. Vetëm 9% e të intervistuarëve, shumica e të cilëve I përkasin grupmoshës 35-54 vjeç dhe banues në zonat urbane kanë pohuar se kanë marrë kredi jobankare.

Dy arsyet kryesore që njerëzit përdorin kredi jobankare janë: Shpejtësia dhe lehtësia e ofrimit të informacionit dhe kredisë si dhe kuptimit të procedit të kreditimit. Arsyet kryesore për shpenzimet e parave sipas rezultateve të sondazhit janë për blerjen e telefonave celularë dhe pajisjeve elektroshtëpiake, riparimin e shtëpisë dhe shpenzime urgjente si kujdesi shëndetësor. Sipas rezultateve të sondazhit, qytetarët nuk preferojnë të marrin hua nga bankat sepse janë shumë të komplikuara dhe sepse banka nuk ofron shuma të vogla në kreditë e tyre.

Edukimi Financiar

49% e të intervistuarëve pranojnë se njohuritë e tyre përsa I përket edukimit financiar janë mesatare ose të pakta, veçanërisht të intervistuarit e grupmoshës 35-54 vjeç dhe ata të grupmosës 18-34 vjeç. 21% e të intervistuarëve pranuan se nuk I kanë kushtuar rëndësi kësaj çështje.

Konkluzionet e Sondazhit

1- Përfshirja Financiare është bërë e mundur falë institucioneve financiare jo-bankare
2- Nevoja për Edukimin Financiar.

Konkluzionet e Sondazhit

Konkluzionet e sondazhit nxjerrin në pah nevojën e veçantë për përfshirjen financiare në Shqipëri, për të siguruar shumën e parave për personat të cilat kanë nevoja urgjente për riparimin e shtëpisë, për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, riparimin e makinave etj. Gjithashtu aksesi I lehtë në kreditim është I rëndësishëm në periudhat kohore, kur nuk ka të ardhura të rregullta, sepse njerëzit shprehen se nuk janë në gjendje të kursejnë dhe se për ta është e vështirë të jetojnë më shumë se një muaj me paratë që kanë. Pavarësisht nga njohuritë e pakta të industrisë dhe shërbimeve financiare, njerëzit kuptojnë dhe vlerësojnë vlerën e shtuar të shërbimeve të institucioneve jo-bankare siç është shpejtësia e shërbimit ndaj klientit, ndërsa vazhdon inertsia në përdorimin e këtyre shërbimeve.

Zhvillimi dhe rritja e shpejtë e industrisë së shërbimeve FINTECH dhe jo-bankare pasqyron nevojën e madhe të tyre në shoqërinë shqiptare. Këto janë institucionet që ofrojnë gjithëpërfshirje financiare, duke dixhitalizuar, thjeshtuar dhe përshpejtuar shërbimin dhe huazimin për klientët në tregjet lokale, me qëllim rritjen e aksesit, përfshirjes dhe komoditetit financiar. Krijimi i një shërbimi të ri financiar në treg merret me huamarrjen e konsumatorit në mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë të mundshme.

Sondazhi tregon gjithashtu se ka nevojë për përpjekje të madhe nga të gjitha palët e përfshira për të kontribuar në edukimin financiar të njerëzve. Vetëm njerëzit me edukim financiar mund të planifikojnë dhe menaxhojnë siç duhet buxhetin e familjes së tyre, mund të punojnë në kursime dhe të marrin vendime të duhura për shërbimet më të mira – kur zgjedhin kredi bankare, dhe kur preferojnë shërbime jo-bankare. Prandaj Arlinda Muja, Drejtori i Përgjithshëm i Kredo.al kërkoi nga Banka e Albaina, AMF, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit që të angazhohen në ngritjen e nivelit të edukimit financiar në Shqipëri dhe premtoi që Kredo.al si një drejtues në shërbimet financiare jobanka do të investojë në këtë përpjekje të madhe duke punuar së bashku me komunitetet fillestare dhe universitetet.

Studimi mbi industrinë e institucioneve financiare jo-bankare

Gjatë viteve 2016-2018, numri i institucioneve financiare, jo-bankare ka ndryshuar; në vitin 2016 kishte 28 institucione të tilla, ndërsa në vitin 2017 u licencuan tre institucione (Fondi Agro & Social, Kredo Finance, Raea Financial Services) dhe në vitin 2018 licencimi i M-Pesa u revokua me kërkesë të tij. Sipas të dhënave zyrtare, asetet e tyre përbëjnë 3.1% të totalit të aseteve të sistemit bankar. Duke iu referuar portofolit të kredisë bruto të Institucioneve Financiare jo Bankare, pjesa kryesore këtij portofoli përbëhet nga aktivitete kredidhënie, e cila ishte 64.4% në 2016, duke zbritur në 45.8% në 2017 dhe në 44.4% në 2018.

Në lidhje me aktivitetin e mikrokredisë, është më pak e rëndësishmja në vitin 2016, e treta në 2017 dhe e dyta në 2018, duke shënuar rritje vit pas viti përkatësisht nga 3% në 2016, në 23.9% në 2017 dhe 29.4% në 2018. Gjatë vitit 2018, raporti i kredive me probleme ka rënë me 2.8 pikë përqindje, duke vërejtur një vlerë 9.2% në fund të vitit. Kur merret në konsideratë pjesa e tregut të huave midis bankave dhe institucioneve financiare jobanka, vërehet se pjesa dërrmuese përbëhet nga kredi bankare (95%) ndërsa kredia jo-bankare është 5% e totalit të kredisë. Gjatë të tre viteve, 2016-2018, ashtu siç pritet që shumica e nevojave për kredi në treg mbulohen nga kreditë bankare dhe pakica nga kreditë jo-bankare.

Sipas të dhënave të vitit 2016, 96.5% e totalit të kredive (që do të thotë shuma e kredive bankare dhe kredive të institucioneve financiare jobankare ) jepet nga sistemi bankar dhe pjesa tjetër, rreth 3.5% nga Institucionet Financiare Jobankare. Ndërsa në vitin 2017 vihet re një ulje në kreditë bankare dhe një rritje e kredive jo-bankare me 0.4 pikë përqindje. Gjithashtu, në 2018, pesha e kredive bankare zvogëlohet dhe pjesa jo-bankare rritet në përqindje me 1.1 pikë.