E BUJSHME/ Real Madrid bën gati 75 milionë për lojtarin më në formë në Europë

Real Madrid është duke përgatitur një sulm në merkato për të rrëmbyer futbollistin më në formë në Europë, Robert Lewandowski. Bomberi polak me dopietën e realizuar në Greqi, arriti në kuotën e 18 golave sezonal në vetëm 13 ndeshje, duke detyruar skuadrën spanjolle që të hidhet në sulm për ta rrëmbyer që në janar.

 

Sipas “Ok Diario”, për 31-vjeçarin, Bayerni  kërkon jo më pak se 75 milionë euro, një shifër të cilën skuadra madrilene është e gatshme për ta afruar menjëherë duke parë rendimentin e tij. Kontrata e polakut skadon në vitin 2023 dhe do të jetë e vështirë që të lëvizë në mes të sezonit.

Reali në janar pritet që të arkojë një shumë të rëndësishme nga largimi i Iscos, Brahim Diaz dhe Mariano Diaz, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane. /R.Lika-Koha Jone/