Daja nuk i druhet Partizanit: Të shfrytëzojmë entuziazmin për t’i mposhtur

Skënderbeu e mbyll fazën e parë me transfertë kundër Partizanit në kryeqytet. Përballë janë dy ekipe që i kanë dhënë tonin kampionatit shqiptar në vitet e fundit dhe në fushë pritet spektakël.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me objektiva të ndryshme, por qëllimi mbetet i njëjtë. Trajneri, Ilir Daja duke pranuar forcën e kundërshtarit u shpreh se e ka përgatitur ndeshjen për të marrë maksimumin.

“Neve kemi një gjendje me entuziasëm brenda ekipit sepse vijmë nga një ndeshje ndoshta jo nga rezultati por nga mënyra se si e kemi zhvilluar kundër Kukësit, një tjetër ekip pretendent. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe vijmë në një gjendje goxha të mirë, pavarësisht se kësaj rradhe përveç mungesës së Muzakës i shtohet mungesa e Krasniqit, i cili do të na detyrojë të ndryshojmë pak qoftë në vendosje ose ndonjë lojtar të mos jetë në pozicionin e tij natyral. Duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke shpresuar që të vazhdojmë ato paraqitje që bëmë në javën e fundit mendojmë që t’ia vështirësojmë në maksimum kundërshtarit”.

Trajneri Daja nuk do të ketë në dispozcion për këtë takim bomberin Blerim Krasniqi, si dhe kapitenin Gjergji Muzaka që ka mbyllur sezonin.