Bushati, kritika Ramës dhe Vuçiç: Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë BE

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar ndaj një intervistë që ka dhënë për “Financial Time”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kreu i shtetit serb thotë gjatë intervistës se “vendet e Ballkanit nuk duhet të varen më nga vendimi i radhës i Këshillit të Europës”, por duhet rrisim bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Në këtë linjë, Vuçiç sheh dhe projektin e njohur me emrin Shengeni-Ballkanit mes Serbisë-Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo ide e mbështetur dhe nga Edi Rama është kritikuar nga ish-ministri Bushati. Në një postim në Twitter, Bushati shprehet se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit nuk duhet të zëvendësojë projektin e Bashkimit Europian.

Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Të njohësh realitetin në terren do të ishte një sukses i madh për t’i dhënë fund mungesës së besimit në rajon duke ndihmuar në zbatimin e reformave në mënyrë efikase e për pasojë duke siguruar rrugën drejt BE”, shkruan Bushati në Twitter.

Në intervistën e dhënë për “Fiancial Times”, Vuçiç thotë se refuzimi i BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përligj qëndrimin e Serbisë për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën.

“Aleksandar Vuçiç gjithashtu tha se refuzimi i BE për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përligj politikën e jashtme të tij për marrëdhënie me të afërta me Kinën dhe Rusinë. Beogradi është gati të nënshkruar marrëveshjen për tregtinë e lirë me Unionin Ekonomik të Euroazisë, një bashkim doganor që drejtohet nga Moska më pesë anëtarë, dhe gjithashtu foli për integrimin rajonal”, shkruan “Financial Time” për projektin e Vuçiç. “Në duhet të kujdesemi për veten. Kjo është rruga e vetme, qasja e vetme. Çdo gjë tjetër mund të ishte e papërgjegjshme”,- ka deklaruar presidenti i Serbisë.