Bardhi: PD e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend  Bardhi është shprehur për Ora News se PD-ja është e gatshme të kontribuojë në reformë zgjedhore.

PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore ne një mënyre transparente, gjithëpërfshirëse dhe në barazi të plotë me palën tjetër. Këto  nuk i garanton komisioni  jo legjitim i reformës zgjedhore”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.