Anxhela Peristerit ”i thyhen” kupat e Këngës Magjike (FOTO)

Në ”Këngën Magjike”, Anxhela Peristeri u rendit e dyta në 2016-n me këngën “Gënjeshtar”, ndërsa në vitin 2017 rrëmbeu dy çmime, “Vokali më i mirë femëror” dhe vendin e parë me këngën “E çmendur”. Kupat e “Këngës Magjike” mungojnë në koleksionin e këngëtares për një arsye të paparashikueshme. Arsyeja? Ç’mund të jetë më i paparashikueshëm se tërmeti? Tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit, që tronditi Durrësin dhe kryeqytetin, rrëzoi nga rafti edhe kupat e Peristerit. Megjithatë pritet që ajo të konkurrojë sërish këtë vit në festival dhe “fakti që hëngri njëherë tortë, s’do të thotë që nuk mund të hajë prapë”. Shpresojmë për më shumë se dy kupa për Anxhelën.