Zyrtari i SHBA që kërkoi ngritjen e Prokurorisë Speciale

Jorgan K. Andrews, është zyrtari i Departamentit të Shtetit që kërkoi ngritjen sa më parë të Prokurorisë Speciale. Ai mbikëqyr programet e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në Europë dhe Azi. Më herët ka qenë i angazhuar në 3 programet më të mëdha të Byrosë, në Kolumbi dhe Meksikë. Në të dyja vendet e shënjuara rëndë nga aktiviteti i bandave kriminale e karteleve të drogës, ai ka mbikëqyrur programe mbështetëse për sigurinë të qeverisë amerikane, për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike, njëkohësisht duke forcuar institucionet në sektorë të drejtësisë. Ka shërbyer gjithashtu edhe në Kazakistan, Guatemala dhe Rusi.