Gjekmarkaj: Mazhoranca po e kthen fatkeqësinë në fitore

Analisti Agron Gjekmarkaj tha se maxhoranca ka gënjyer sa i përket çeljes së negociatave dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj tha se maxhoranca po e kthen “fatkeqësinë në fitore”, ndërsa shtoi e ishte Zaev më i përgjegjshëm ndaj nesh sesa kryeministri ynë.

“Fatkeqësinë kjo maxhorancë po e kthen ne fitore, fitoren ne marrëzi dhe marrëzinë si gur ne qafen e këtij vendi qe po shkon honeve te panjohura. Ne bibël ka një shprehje. Një kohe për te mbjelle dhe një kohe për te korre. Tani jemi tek te korrat. Kjo maxhorance po korr hashashin përballe Europës si fund politik .

Po korr rezultatin e korrupsionit te PPP-ve. Po korr imazhin e skandaleve. Po korr imazhin e zgjedhjeve moniste te diskretituar nga raporti i OSBE/ ODIHR Po korr dështimin e reformës ne drejtësi Po korr vdekjen e institucioneve dhe triumfin e absolutizmit”,– tha ai.

Publicisti i njohur ironizoi dhe me reagimet e Ministrisë së Jashtme. “Gent Cakajt ndërpritjani qumështin për dënim këto dite me të cilin ushqehet. Tha qe si kemi premtuar negociatat e s’kemi pse largohemi. Genjeu. Ne çdo tv dolën deklaratat e Ramës ku prej katër vitesh thotë u hapen, prej katër vitesh feston, prej katër vitesh dekoron. Kjo mazhorance ka gënjyer e duhet te kërkojë falje. Ka dështuar dhe duhet te ike . Zaevi nuk mund të mbajë përgjegjësi për shqiptarët. Ai me i përgjegjshëm ndaj nesh sesa kryeministri ynë”, tha Gjekmarkaj.