Vrasja në Shkodër, zbulohet emri i autorit të krimit

Është zbuluar emri i autorit të dyshuar për vrasjen e Lazër Arrajt, e ndodhur dje në Shosh të Shkodrës.

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se i arrestuar është kushëriri i viktimës.

Marash Arraj është vënë në pranga si i dyshuar për vrasjen e Lazer Arraj.

Autori dhe viktima janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Lazër Arraj mësohet se është djali i xhaxhait, i Marash Arraj.