Vidhnin orendi shtëpiake në banesave, pranga dy hajdutëve në Korçë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë, të dyshuar si autorë të vjedhjes së banesave në Korçë.

Finalizimi i operacionit të koduar “Banesat” çoi në arrestimin e shtetasve K.I, 28 vjeç, (i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”) dhe K.S, 26 vjeç.

“Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.K, 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi T.L, 34 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”) njofton policia.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të jenë autorë të vjedhjes së katër banesave, konkretisht:

Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.

Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.

Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Shtetasit K.I; A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S, në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.

Vijon puna për kapjen e shtetasit T.L, si dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja më shumë se një herë, kryer në bashkpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.