VIDEO/ Huliganët grek “pushtojnë” fushën, plagosin 4 tifozë të Bayern Munich

Dhuna bëhet pjesë e futbollit të të rinjve. Incidenti i fundit ka ndodhur gjatë ndeshjes së UEFA Champions League për të rinj.

Teksa po luhej minuta e 84 e takimit mes Olympiacos dhe Bayern Munich, një grup huliganësh grek hodhën lëndë plasëse drejt atyre gjerman, katër prej të cilëve mbeten të plagosur.

Më pas, tifozë të Olympiacos “thyen” barrierat policiore dhe u futen në fushë. Sherri zgjati për rreth 3 minuta, për të rinisur më pas takimi, i fituar nga Bayern Munich me rezultatin e thellë 4-0.