Universitet/Rritet numri i grave me gradën “Doktor”

Gjithnjë e më tepër po rritet numri i grave me gradën Doktor/PHD në trupin mësimor shkencor, efektiv në arsimin e lartë. Për vitin akademik 2016-2017 periudhë për të cilën Instat ka bërë të disponueshme të dhënat, rezulton se gratë përbëjnë 61.5% të numrit të trupit mësimor me gradën Doktor/PHD përkundrejt 38.5% që ishin burra.

Statistikat tregojnë se për vitin akademik 2012-2013 gratë me gradën Doktor/PHD zinin 47.2% të numrit të pedagogëve që mbanin këtë gradë, ndërsa burrat 52.%. Nëse kemi më tepër gra me gradë Doktor /PHD për vitin akademik 2016-2017, me gradën Profesor kemi më tepër burra. Sipas Instat, burrat zinin 54.8% të trupit mësimor shkencor në arsimin e lartë. Në krahasim me pesë vite më parë përqindja e grave me titullin profesor është rritur. Sipas të dhënave të Instat për vitin akademik 2012/2013, rreth 71.4% e pedagogëve me gradë Profesor ishin burra, ndërsa 28.6% e tyre ishin gra.

Në vitin akademik 2017/2018, në trupin mësimor mbizotërojnë gratë në ciklin e ulët dhe atë të mesëm, përkatësisht 74,0 % dhe 66,2 % e mësuesve të secilit nivel. Në nivelin e arsimit të lartë mbizotërojnë burrat, përqindja ndaj grave e të cilëve rritet me rritjen e gradës në trupin akademik. Gratë me titull Profesor janë 40,9 %, ato me titull Doktor janë 60,5 % dhe Docentë dhe Pedagogë pa tituj janë 61,7 %, krahasuar me burrat.