U largua para kohe nga stadiumi, tifozët e Milanit kritikojnë presidentin e tyre

Presidenti i Milanit, Andrea Scaroni, teksa po luhej ndeshja Milan-Lecce dhe ishte ende 2-1 për kuqezinjtë, vendosi të largohej nga stadiumi “San Siro” teksa arbitri dha 5 minutat e kohës shtesë. Një gjest ky që la të gjithë të befasuar! Në fakt në minutën e 92-të erdhi goli i 2-2 dhe ai nuk ishte aty.

 

Sipas mediave ai u larguaPër të shmangur radhët dhe sidomos trafikun që krijohet përpara stadiumit dhe pas ndeshjes. Një veprim që nuk i ka pëlqyer tifozëve kuqezi, të cilët në rrjetet sociale e kanë akuzuar se ai nuk do t’ia dijë aspak për rezultatet e ekipit dhe se i intereson vetëm stadiumi i ri.