Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, e moshuara kërkon ndihmë

Në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, nëna 70-vjeçare Donika Balla, jeton e vetme, e pasigurt në këtë shtëpi të shkatërruar pas tërmetit të shtatorit. ”Sikur të më ndihmoni. Më falni por kam këtë mërzitje, jetoj e vetme këtu në këtë gjendje. Ju keni nëna vetë. Tmerr kalova, me frikë natën se mos bie tërmeti prapë”, thotë për TCH.

Ajo ka trokitur në dyert e institucioneve shtetërore por e kanë përcjellë pa e ndihmuar. “Erdhën në fillim e panë, më thanë që të shkoja në një vend tjetër për të fjetur, por u thashë që unë rri me komshinjtë që ju të vazhdoni punën tuaj… mirëpo ata nuk erdhën më”, shton 70-vjeçarja.

Të vetmit që tregojnë kujdes ndaj nënës 70-vjeçare, pas humbjes së bashkëshortit e djalit në emigrim, janë komshinjtë. ”Jemi komshinj apo jo? Do e ndihmojmë njëri tjetrin! Lahet te ne, e për të ngrënë e për të pirë se s’ka kushte fare për të gatuar. E dobët është nga ekonomia se vetëm është e shkreta. Kush mundet ta ndihmojë se vetëm është e shkreta”.