Statistikat/ Ja skuadra që prodhon më shumë lojtarë profesionistë në Europë

Real Madrid është klubi që formon më shumë lojtarë profesionistë. E tregojnë statistikat e çdo viti të dizenjuara nga Cies, Observatori futbollistik, duke marrë në konsideratë lojtarë aktivë në pesë kampionatet kryesore (Francë, Gjermani, Angli, Itali e Spanjë).

 

Sipas përcaktimit Uefa, klubet “formuese” janë skuadra ku futbollistët kanë luajtur për të paktën tre vjet nga 15 në 21 vjeç. Vendi i formimit dhe eksportimit të lojtarëve të rëndësishëm është Franca, që përfaqësohet mirë në klasifikime.

Skuadra më e mirë, Lyon, është e treta në total. Të tjerë klube janë në 10 më të mirët: Paris St-Germain (6) e Monaco (9). Në një tjetër klasifikim, atë të lojtarëve prezentë në 31 divizionet europiane, PSG është në vendin e 20-të, duke lënë pas Lyon (21-të). Në këtë renditje, Cies ka vendosur të parin në klasifikim Partizan Beograd me 75 lojtarë të formuar, ndjekur nga Ajax me 72.

Për të gjetur klubet italiane duhet zbritur në vendin e 25-të ku pozicionohen ngjitur Atalanta, Milan e Roma me 15 lojtarë profesionistë të formuar. Një hap më prapa Inter me 13 e Brescia me 10.