Shqiptarët nuk po ikin më nga ‘skena e krimit’, Instat: Largimet nga vendngjarja e aksidentit rrugor ulen me 35%

Ky 9 mujor i vitit, ka treguar se numri i largimeve nga vendi i ngjarjes së një aksidenti rrugor është ulur me 35%. Nëse do të flisnim për një shoqëri të ‘mirë-disiplinuar’, largimi nga vendngjarja, në asnjë lloj konteksti nuk do të ishte pozitiv.

Mirëpo, në vitin 2018 (janar- shtator), sipas Instat,  numri i largimeve nga vendi i ngjarjes pas një aksidenti rrugor, shënohej me 80. Ndërkohë, për 9 mujorin e këtij viti, ky numër zbriti në 50.

Referuar këtyre të dhënave të Institutit të Statistikave, edhe shtatori i 2019-ës reflekton këtë progres. Në shtator 2018, ka pasur 10 largime nga vendi i ngjarjes së aksidentit rrugor, ndërkohë që për këtë vit, shtatori ndjeu një rënie me 40%, përqindje e cila konvertohet në 4 largime më pak.