“Shpëton” ura e Kasabashit

Rikonstruktohet Ura e Kasabashit në Skrapar, një Monument Kulture i kategorisë së parë, e ndërtuar në vitin 1640 dhe e shkatëruar totalisht nga prurjet e lumit “Guak” mbi të cilin është ndërtuar.

Urës së Kasabashit, vepër e të famshmit Arkitekt Kasemi në shekullin e XVII i ka shpëtuar rrënimit.

Ajo i është nënshtruar një ndërhyrje të vështirë restauruese që sipas ekspertëve shmang rreziqet që i kanoseshin Monumentit të Kulturës të Kategorisë së Parë.

Ura kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme në strukturë nga vërshimet e lumit Vlosh, ndërsa në vitin 2015 u shemb një prej këmbëve mbajtëse.

“Ndërhyrja përfshin restaurimin e qemerëve, kalldrëmin e gurtë të urës, konsolidim, eleminim të vegjetacionit afgrsiv në pjesën e qemerit në krahun e djathtë të saj.”

Ndërsa sfida e së ardhmes tashmë për ekspertët e trashëgimisë mbetet futja e saj në itinerarin e turistëve.

” Kjo ndërhyrje e fundit plotëson të gjithë atë pjesë të munguar të cilën ne në pamundësi për të ndërhyrë vitet e kaluara kemi eleminuar komplet problematikën në këtë Monument.”

Por pavarësisht kësaj ndërhyrje, në krahun lindor hyrja në urë bëhet përmes një pasarele druri.

Ura e Kasabashit futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz, ku ai kryesor ka lartësinë 12 metra dhe me dritare shkarkuese.

Ajo ka shërbyer për kalimin e karvanëve me mallra nga Skrapari në drejtim të qytetit të Korçës.