Sarri i surprizon të gjithë me një lëvizje me formacionin ndaj Lokomotivës

Juventus do të zbresë në fushë sonte në mbrëmje për të luajtur duelin e tretë, teksa kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Bardhezinjtë do të presin në “Allianz Stadium”, Lokomotivën e Moskës.

 

Trajneri Sarri i ka surprizuar të gjithë duke hedhur në fushë një formacion me vendosjen 4-3-1-2, por që mund të kalojë në 4-4-2, duke u bazuar te lojtarët. Dybala do të jetë në fushë nga minuta e parë në krahë të Ronaldos, ndërkohë që surpriza është aktivizimi i Bentancur dhe jo i Bernandeschit.