Rudina thotë se ajo dhe Majlinda Halilaj do të përmirësohen

Rudina Hajdari është e vetëdijshme që nuk është perfekte. E ftuar në “Wake Up”, ajo u pyet nga Ori Nebijaj në lidhje me fjalimet e saj dhe si i ka përjetuar kritikat. ”Dëgjo…edhe njëherë. Për shembull fjalimet janë një pjesë goxha impenjative dhe kërkojnë goxha përgjegjësi që ti të dalësh aty dhe të flasësh dhe të thuash shumë gjëra. Unë e kam parë në një lloj prizmi që vërtet më kanë dhënë emocionin pak më të ngarkuar se çdo njeri tjetër”.

Hajdari sqaroi se nga nisin emocionet e saj gjatë fjalimeve. ”Shpesh kur hyj në atë Parlament, kujtoj shumë gjëra. Kujtoj që në atë podium ka qëndruar im atë, në atë podium kanë ndodhur shumë gjëra, në atë Parlament ka patur shumë ngjarje që mua më emocionojnë gjatë gjithë kohës”.

Në vijim, ajo u shpreh se nuk pretendon se është përfekte. ”Mundohem gjatë gjithë kohës që ta shtyj veten. Nuk pretendoj se jam perfekte. Kam mangësi, patjetër, por kam edhe shumë vullnet për të vetëkorrigjuar veten[…] të përmirësoj veten në çdo fushë.” Në fund të intervistës, Isli Islami bëri një kërkesë. ”M’i bëj të fala Majlinda Halilajt!”. “Faleminderit shumë”,-u shpreh Rudina Hajdari. ”Edhe ajo patjetër do të ketë përmirësimin e vet me kohën,” përfundoi ajo, fjali që u pasua nga një “po, po patjetër” e Orit.