Rritja e sigurisë, në 24 orë 19 të arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 19 janë arrestuar, 4 janë ndalur dhe 70 po procedohen në gjendje të lirë. Janë ndalur 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 Berat; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Vlorë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja”, në Shkodër. Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, konkretisht: 2 në Tiranë dhe 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Dibër, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 10 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Korçë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 5 në Tiranë, 1 në Berat, 2 në Lezhë, 1 në Kukës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në qarkun Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 13 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Është evidentuar dhe arrestuar në flagrancë 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në Korçë. Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër. Janë evidentuar 2 shtetas duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.