Rritja e importeve me më shumë se 4 miliardë lekë -Sa veshje, materiale ndërtimi e minerale u morën në Turqi këtë vit

Shqipëria ka njohur një rritje të importeve nga Turqia në periudhën janar-shtator 2019. Referuar të dhënave të tregtisë së Jashtme të INSTAT, importet janë rritur ndjeshëm me më shumë se 4 miliardë lekë.

Por cilat mallra kanë ndikuar më shumë në këtë rritje?

Referuar të dhënave të INSTAT, janë dy grupmallrash që kanë ndikuar më shumë; “’tekstile dhe këpucë” si dhe “materiale ndërtimi dhe metale”.

Në këtë periudhë Shqipëria ka importuar nga Turqia 1.1 miliardë lekë më shumë veshje dhe 2.3 miliard lekë më shumë materiale ndërtimi e metale.

Po ashtu, Shqipëria ka importuar 1.2 miliardë lekë më shumë minerale e lëndë djegëse nga Turqia.

SCAN