Racizëm ndaj Ronaldos, UEFA dënon Serbinë

Sërbia është dënuar së fundmi me 2 ndeshje pa tifozë nga Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s, pas sjelljeve raciste të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Portugalisë së Ronldos, të zhvilluar në Beograd më 7 shtator.

Federata serbe detyrohet të shfaqë në stadium mbishkrimin “#EqualGame” (#LojëeBarabartë) me logon e UEFA-s në dy ndeshjet e radhës ku është pritëse.

Ndërkohë, federata është ndëshkuar edhe me 33.250 euro gjobë.

Ekipi i Serbisë renditet i treti në Grupin B me 10 pikë, nëntë pikë mbrapa Ukrainës, e cila tashmë ka fituar kualifikimin dhe është një pikë mbrapa Portugalisë, që zë vendin e dytë.