Një nuse si Nicky Minaj, reperja i jep fund beqarisë

Nicki Minaj i ka dhënë fund beqarisë pasi u martua me të dashurin e saj, Kenneth ‘Zoo’ Petty.

Reperja 36-vjeçare, publikoi në Instagram një klip, përmes të cilit u tregoi fansave të saj se ajo dhe 41-vjeçari Petty kishin lidhur kurorë.

“Onika Tanya Maraj-Petty 10.21.19”, ndërsa në video shfaqeshin dy kapele me termat “Nusja” dhe “Dhëndri”.

Nicki është shprehur më parë se gjithnjë e ka ëndërruar një dasmë të madhe dhe të bukur.

“Gjithmonë e ëndërroja përrallën. Por gjërat që për mua kishin rëndësi më parë, nuk kanë të njëjtën rëndësi tani… Unë jam çmendurisht e dashuruar me këtë njeri, ai është gjithashtu shoku im më i mirë”.

Lidhja e saj me Pettyn bëri bujë në media pasi ky i fundit është dënuar për tentativë përdhunimi në lidhje me një incident të ndodhur më 16 shtator 1994 në Queens.