Lindi vetëm 368 gramë, mbijeton mrekullisht vogëlushja

Një foshnje që lindi rreth 368 gram ka mbijetuar mrekullisht. Kallie Bender lindi para kohe dhe ishte vetëm 25 javëshe.

Ajo ishe aq e vogël saqë unaza e martesës së babait të saj i qëndronte si një byzylyk i madh në dorë. Por Kallie sfidoi çdo shanc, pasi mjekët u thanë prindërve, Ebonie e Dameon, se ajo mund të mos mbijetonte.

5 muaj pas lindjes, vajza është nxjerrë nga spitali këtë të hënë. Ajo tani peshon 3.1 kg. Mjekët thonë se vogëlushja tani po ‘lulëzon’ pasi qëndroi në kujdes intensiv për 21 javë.