Liga Ballkanike/ Vllaznia del huq, 1 pikë i kushton humbjen në shtëpi

Vllaznia në Basketboll për meshkuj e ka nisur me këmbën e gabuar Ligën Ballkanike.

Shkodranët janë mposhtur vetëm në momentet e fundit, 65-64 nga Ibar Rozaje, e cila duhet thënë se dominoi gjatë gjithë takimit. Perioda e parë u mbyll me një avantazh të lehtë të malazezëve, që fituan 13-11. Me rikthimin në parketin e “Qazim Dervishit”, Ibar e thelloi në 7 pikë distancën me kundërshtarin, teksa fitoi 22-17.

Dy pikë avantazh krijoi edhe në periodën e tretë, ndërsa avantazhi prej 8 pikësh i Vllaznisë në fundin e duelit nuk mjaftoi për të zbehur avantazhin e Ibar, që fiton me një pikë diferencë dhe merr kreun e grupit me 2 pikë.

Pas kësaj humbje, Vllaznia pozicionohet e dyta me 1 pikë. Ndeshja e radhës për shkodranët është ajo e 11 nëntorit kundër Pejës.