Ja pse kohëve të fundit jeni ndjerë vetëm të lodhur e me humor të keq

Nëse shumica e njerëzve që ju njihni ndihen të lodhur, të rraskapitur dhe u flihet vetëm gjumë, na lejoni t’u themi se kjo është tërësisht normale.

Të paktën kështu thonë edhe vetë studiuesit.

Duke qenë se prej disa kohësh tashmë mund t’u ketë rastisur që të jeni ndjerë vetë i lodhur, apo keni dëgjuar kolegë pune teksa ankohen për rraskapitje, Lad Bible ka komunikuar me disa ekspertë të fushës dhe rezulton se ka një shpjegim shkencor për këtë situatë.

Sipas James Wilson, një ekspert gjumi, kjo situatë tek njerëzit ndodh për shkak të një kombinimi gjërash që na bëjnë të ndihemi të nervozuar e të lodhur.

Ai u shpreh:

Teksa netët bëhen më të gjata dhe ditët shkurtohen, gjithnjë e më shumë njerëz fillojnë të ndihen letragjikë gjatë ditës dhe të lodhur. Kjo gjendje prek gjumin dhe sesa me energji ndihemi gjatë ditës ndërsa ‘lëvizim’ drejt vjeshtës dhe dimrit.”

Sipas Wilson, efektin më të madh tek ndryshimet në humorin tonë e ka mungesa e dritës së diellit gjatë ditës. Drita e diellit na ndihmon për të ngritur humorin, na jep energji dhe nuk e lejon trupin tone që të prodhojë, melatonin, hormonin që na ndihmon të flemë.

Pra, jo, ju nuk jeni bërë përtacë dhe me humor të keq për fajin tuaj, është diçka normale në këtë periudhë ‘tranzicioni’ derisa trupat tanë të jenë të përgatitur plotësisht për vjeshtën dhe dimrin.