Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2019

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje mund të kalojnë një ditë tepër argëtuese, për shkak të situatave të ndryshme që mund t’ju shfaqen. Do të ndiheni plot energji, por mos harroni që ndoshta njerëzit pranë jush mund të mos ndihen në të njëjtën formë.

Demi
Ndoshta mund të mos ndiheni shumë mirë nga ambienti që ju rrethon, por kjo nuk do të thotë që të ndikoheni. Nuk është koha që të hapni rrugën dhe t’i lejoni të tjerët të drejtojnë. Nëse shihni diçka që nuk ju pëlqen, mos hezitoni ta shprehni atë.

Binjakët
Ekziston mundësia që të mësoni një të vërtetë mjaft të rëndësishme sot. Nëse do të përpiqeni të shkoni kundër rrymës, do ta keni të vështirë të arrini qëllimet tuaja. Partneri/partnerja juaj do t’ju japë mbështetje për çdo iniciativë që do të ndërmerrni.

Gaforrja
Do të ndjeni konkurrencë nga një prej kolegëve tuaj teksa luftoni për dominancë në një situatë të caktuar. Kjo “luftë” nuk do të përfundojë derisa ju të dilni fitues. Mbroni territorin tuaj nëse ndjeni se dikush po përpiqet ta cenojë atë.

Luani
Mos hezitoni të përfshiheni në një projekt tepër të rëndësishëm për karrierën tuaj. Do të keni fat dhe do të jetë dita e duhur për ta bërë këtë. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme do të ndiheni tepër të lumtur pranë partnerit/partneres suaj, një ndjesi që duhet t’ia shprehni edhe atij/asaj.

Virgjëresha
Të lindurit e kësaj shenje do të dinë mjaft mirë sesi të kontrollojnë veprimet gjatë ditës së sotme. Kjo do të sjellë rezultate në favorin tuaj, duke ndikuar kështu edhe në mbarëvajtjen e ditëve të tjera. Rekomandohet të mos i fshihni asgjë partnerit/partneres suaj, pasi mund të provokoni një situatë tepër të pakëndshme.

Peshorja
Do të ndiheni të frymëzuar gjatë ditës së sotme, por rekomandohet që këtë ndjesi të mos e mbani vetëm për vete, por ta ndani edhe me të tjerët. Kjo mund të rrisë edhe besimin e të tjerëve ndaj jush. Rekomandohet të kaloni një mbrëmje nën praninë e familjarëve dhe të afërmve tuaj.

Akrepi
Do të ndiheni plot energji këtë të martë. Do të jetë dita e duhur për të përfunduar detyra të lëna përgjysmë. Partneri/partnerja juaj do të ketë shumë nevojë për ndihmën tuaj sot, ndaj qëndrojini pranë.

Shigjetari
Rekomandohet të bëni diçka ndryshe sot për të dalë nga rutina e përditshme. Mund të ftoni miq në shtëpi dhe të gatuani për ta. Ekziston mundësia që të kaloni një mbrëmje fantastike, e cila do të ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike.

Bricjapi
Një hap që mund të ndërmerrni sot, do t’ju udhëzojë për drejtimin e mëtejshëm që duhet të ndërmerrni. Mendoni thellë para se të vendosni, për të evituar çdo situatë të pakëndshme që mund të vij si rezultat i një zgjedhjeje të gabuar. Kundërshtarët përpiquni t’i trajtoni si mbështetësit tuaj.

Ujori
Do të ndiheni nën presion nga kërkesa që mund t’ju bëjë dikush gjatë kësaj të marte. Mos u ndjeni të detyruar që t’i jepni një përgjigje me çdo kusht. Fillimisht mendoni nëse preken interesat tuaja dhe më pas veproni.

Peshqit
Ekziston mundësia të keni një tendencë për t’i ekzagjeruar gjërat sot. Madje në disa raste mund të dilni edhe krejtësisht nga e vërteta. Bëni gjithçka mundeni për shmangur këtë, pasi kjo mund të kthehet në disfavorin tuaj.