Gafa e Wanda Narës, poston foton ku kolegia e saj duket me gjoksin jashtë

Wanda Nara e ka të pamundur të qëndrojë larg vëmendjes.

Së fundmi, pak para fillimit të emisionit italian për sportin “Tiki Taka”, ku ajo është zakonisht e ftuar, bashkëshortja e Ikardit ka postuar një foto në “Instagram”.

Megjithatë, Wanda ka harruar një detaj shumë të rëndësishëm.

Në foton e publikuar, shihet kolegia e saj , Xhiorxhio Venturini, e cila është më gjoksin e saj të pambuluar.

Nara e fshiu menjëherë foton, por ajo u mor menjëherë nga personat të cilët e panë të parët dhe ka bërë xhiron e rrjetit, pasi pamjet janë shumë të qarta.