Frontex kap 32 kurdë e irakianë në Korçë

Në 24 orët e fundit janë kapur 32 refugjatë nga ana e policisë kufitare në bashkëpunim me FRONTEX. Pjesa më e madhe e refugjatëve janë me orgjinë kurde dhe irakiane, pjesë e tyre edhe familjarë. 26 refugjatë kanë kthyer mbrapsht, ndërsa 6 prej tyre por bëhen veprime pasi janë kapur dhe kthyer edhe herë tjetër. Pika më e nxehtë e kapjes së refugjateve vijon të mbetet fshati Trestenik në Devoll. Fluksi i emigrantëve nga zonat e luftës në drejtim të Europës duke përdorur Shqipërinë si trampolinë vijon edhe pse ritme më të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme.