FOTO/ Ermonela Jaho koncert bamirësie në ndihmë të grave të prekura nga kanceri i gjirit

Një koncert bamirësie në ndihmë të vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit rikthen Ermonela Jahon në skenën shqiptare.

Sopranoja me famë ndërkombëtare do të interpretonte mbrëmjen e sotme në krah 4 artisteve të tjera shqiptare mbrëmjen e së martës në Tiranë.

Koncertit me vlera të larta artistike, i janë bashkuar edhe Vikena Kamenica, Elda Laro, Enada Hoxha dhe pianistja Paola Jaho.

Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të shkojnë për ndërtimin e një qendre për ofrimin e shërbime ndaj grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit si dhe të afërmit e tyre.