Dybala përmbys Lokomotivën për 3 minuta, me dy “perla” (VIDEO)

Juventus ka arritur që të përmbysë gjithçka në harkun e 3 minutave me Dybala-n. Argjentinasi ka arritur që të gjejë golin e barazimit në minutën e 77-të në duelin ndaj Lokomotivës. Paulo Dybala ka realizuar një super gol me një goditje shumë të bukur nga distanca, e cila ka përfunduar në cepin e portës.

Tri minuta më pas “diamanti” i bardhezinjve shënoi një tjetër gol, pas një tentative të ndalur të Alex Sandros.