Dua Lipa rikthehet në Instagram me kërcim joshës (VIDEO)

Pasi e boshatisi Instagram-in e saj, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i është rikthyer këtij rrjeti social. Ditën e sotme ajo ka publikuar një video të shkurtër ku shfaqet mjaft sensuale duke kërcyer në një karrike. Krahas videos ajo ka shkruar “Ju kisha munguar?”. Duket se së shpejti ajo do të prezantojë një projekt të ri. Nuk dihet nëse do të jetë kënga e saj e radhës apo diçka tjetër që ajo ka rezervuar për fansat e saj. Kujtojmë se burime pranë Lipës u shprehën për mediat e huaja, se fshirja e çdo postimi nga Instagrami ishtë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen pikërisht ndaj projekteve të reja të Duas, e mesa duket ajo e ka nisur diçka të tillë.

View this post on Instagram

Miss me?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on