Dhunonte vazhdimisht nusen e djalit, përfundon në pranga 62-vjeçari në Lushnjë

Dhuna në familje vijon të jetë fenomen shqetësues në Shqipëri. Të shumta janë rastet e denoncuara në polici që kanë çuar në arrestimin e autorëve. Një rast i tillë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 62-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi dhunonte vazhdimisht nusen e djalit të tij.

Policia bën të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasit M.K, 62 vjeç. Sipas policisë, 62-vjeçari në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases E.K., 25 vjeçe. Ka qenë e reja që pas muajve të tërë vuajtje ka denoncuar vjehrrin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.