Deutsche Welle: Rama nuk ka pranuar kërkesat e opozitës për zgjedhje

Radioja gjermane Deutsche Welle flet sot për pasojat e mundshme pas refuzimit të hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga BE. Bahri Cani, gazetari i DW, në një lidhje direkte nga Boni për RTK1, ”Mirëmëngjes Kosovë” ka komentuar:

“Gjermania e zhgënjyer. Evropianët thonë se vendimi ishte “gabim historik”. Macroni mbetet kundër. Frika e Greqisë nga kthimi në “pikën zero”. Në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në prill. Në Shqipëri kryeministri Rama ende nuk ka pranuar kërkesat e opozitës për zgjedhje.”