“Dështimi i qeverisë”, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Juncker

Kryeministri Edi Rama ka vijuar “debatin” në distancë me kreun e opozitës, Lulzim Basha, për sa i përket hapjes së negociatave. Mëngjesin e sotëm Rama ka zgjedhur që të citojë Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për t’iu përgjigjur akuzave të Bashës.

Sipas Bashës, vendimi për të mos hapur negociatat është dështimi i qeverisë shqiptare, ndërsa Rama duke cituar Juncker-n shprehet se është krejt e kundërta.

Juncker shprehet se “Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gabim historik. Nëse duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimin”.