Berisha: Lëvizja pa viza e shqiptarëve po kërcënohet, të shporrim Ramën!

Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim në Facebook shkruan se pas negociatave shqiptarët kërcënohen dhe nga bllokimi i lëvizjes së lirë, si pasojë e qeverisjes së Edi Ramës. Berisha thotë se vetëm largimi i kësaj qeverie mund të sigurojë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Me kriteret dhe standardet e plotësuara, shqiptarët fituan lëvizjen e lirë në Europë si arritjen e jetës së tyre. Kjo arritje kërcënohet seriozisht çdo ditë e më shumë nga politika e Vaso Çubrilloviçit, e spastrimit etnik të shqiptarëve, që ndjek Zografi Bis; kërcënohet nga eksportet e krimit, drogës, armëve dhe trafiqet e tjera kriminale të narkoshtetit të tij. Të shporrim një minutë e më parë monstrën! Rama ik!’”,- shkruan Berisha.