Bebe Rexha bën “twerk” në mes të rrugës

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ndan shpesh në rrjete sociale momente nga përditshmëria e saj dhe gjithashtu video dhe foto ku tregon herë pas here karakterin e saj ekstravagant.

Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale një video në një cilën shfaqet duke kërcyer ‘twerk’ në mes të rrugës.

Ajo nuk është aspak e shqetësuar për njerëzit që janë mbledhur sapo ajo nisi performancën e saj duke e vijuar atë.

“E patë këtë të pasme”,-shkruan Bebe krahas videos ku etiketon dy prej miqve të saj.

Aktualisht ajo është në një moment mjaft të mirë artistik, kur vetëm pak ditë më parë ka publikuar kolonën zanore të filmit Maleficent: Mistress of Evil”, “You Can’t stop the girl”.