Barcelona dhe Atletico bëjnë “paqe” për transferimin e Griezmann

Barcelona dhe Atletico Madrid më në fund kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin e Antoine Griezmann.

Barcelona u gjobit me 300 euro për fillimin e bisedimeve me Griezmann përpara se klauzola e lirimit të tij të ishte ulur nga 200 milionë euro në 120 milionë euro.

Sipas “El Mundo”, marrëveshja e bërë e detyron Barcelonën që të paguajë te Atletico plot 15 milionë euro, por e fiton të drejtën për të negociuar për pesë lojtarë të madrilenëve. Në këtë mes përfshihen edhe emra e Saul dhe Jose Gimenez.

Këto të drejta nuk janë detyrim për të blerë, por i japin mundësinë Barcelonës të barazojnë çdo ofertë që Atletico merr për ta.