Atletico i falet Moratës ndaj Leverkusenit, Dinamo barazon në Ukrainë (VIDEO)

Atletico Madrid ka marrë një fitore shumë të vuajtur 1-0 ndaj Leverkusenit, por shumë të rëndësishme në javën e tretë të Champions League.

Heroi i ndeshjes ka qenë ish-ylli i “Zonjës”, Alvaro Morata, i cili ka ndëshkuar gjermanët, me një goditje të fortë me kokë në minutën e 78-të.

“Los Colchoneros” kryesojnë Grupin D me shtatë pikë, tri më shumë se Juventus-i, që do të luajë në mbrëmje kundër Lokomotiv Moscow.

Ndeshja tjetër në Ukrainë mes Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb, është mbyllur në barazim 2-2.