Alibeaj: Opozita mund ta marrë pushtetin edhe me forcë

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka folur ditën e djeshme për aksionin opozitar. Sipas Alibeajt, Edi Rama ka bllokuar Shqipërinë dhe shton sot jemi në një situatë që Shqipërisë i është vendosur edhe njëherë muri i izolimit me Europën.

Gjatë një interviste në ”ABC News”, Alibeaj tha se pengesa e vetme për integrimin në Europë është kryeministri Rama. Albeaj teksa e cilëson qeverinë si përgjegjëse për “jo”-në në negociata është shprehur se opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit por me votë të lirë, në rrugë demokratike.

“Rama duhej të ishte i pari që duhej të jepte dorëheqjen. Ne jemi vendosur për ta larguar, për ta hequr atë nga rruga e shqiptarëve drejt Europës. Kemi më shumë se 8 muaj, që kur filluam protestat për largimin e tij. Ky person nuk pranon të jap dorëheqje. Për këtë njeri të përmbyset komplet, shi e rrebesh, këtij i lind dielli. Dielli i korrupsionit do të lind domethënë dhe ne do të vijojmë aksionin opozitar me protesta masive, me çfardollojë mjeti për rrëzimin e tij. Unë besoj se edhe gjatë protestave të kaluara ne kemi arritur diçka”.