Aksident në Rrugën e Kombit, kamioni me bidona uji përfundon i përmbysur në asfalt

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, një kamion që transportonte bidona uji mendohet se ka humbur kontrollin, duke u kthyer përmbys në autostradë.

Sipas qytetarit, kamioni është rrokullisur disa herë në rrugë dhe bidonat e ujit janë përhapur në asfalt.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.